Sipas informacioneve të fundit nga klubi haraçinas, ndeshja mes Shkëndijës dhe Aerodrom, e cila ishte planifikuar të zhvillohej sot është shtyrë për shkak të reshjeve të shiut që ka kapluar vendin tonë ditëve të fundit.
Kjo ndeshje është shtyrë për javën e ardhshme, 8 dhjetor.
Për sot “Çlirimtarët” kishin planifikuar një festë madhështore/.
"Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe reshjeve të vazhdueshme të shiut, ndeshja e sotme e KF Shkëndija Haraçinë dhe FK Aerodrom është shtyrë. Ndeshja do të zhvillohet javën e ardhshme, më 8 dhjetor 2024", ka njoftuar FC Shkëndija.