Jemi vetëm pak orë para derbit të kryeqytetit dhe tashmë emocionet tek tifozët bëhen akomë më të mëdha. Tirana dhe Partizani do të sfidohen mes tyre në “Arenën Kombëtare” duke nisur që nga ora 19:00.
Një duel rivalës për të marrë në “dorë” kryeqytetin dhe për ta ngjyrosur me ngjyrat e tyre. një takm i luftuar pritet të jetë si në fushë edhe në tribuna, ku tifozët do të “pushtojnë” stadiumin kombëtarë.
E kur jemi vetmë pak orë para kësaj përballjeje, Tirona Fanatics kanë bërë një njoftim të rëndësishmë në rrjetet sociale. Tifogrupi i Tiranës bëjnë thirrje që të gjithë të marrin shallin e skuadrës së tyre për të mbështetur ekipin në shkallët e stadiumit, madje sipas tyre është e detyrueshme.
“Njoftim i rëndësishëm (e detyrueshme). Të gjithë duhet të jemi me shalle në stadium për spektaklin e radhës!. Lajmëro çdo tifoz”, shkruhet në postimin e tyre.