Skuadra e Chelseat ka vazhduar me fitore në Premier League, pasi mposhti 3:0 në javën e 13-të Aston Villan.
Qysh në pjesën “blutë” shënuan dy gola me anë të sulmuesi, Nicolas Jackson dhe mesfushorit argjentinas, Enzo Fernandez.
Golin e fundit në këtë përballje e shënoi mesfushori anglez, Cole Palmer në minutën e 83’të.
Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e 25 pikëve në pozitën e tretë, aq ka edhe Arsenali në pozitën e 2-të (25).