Bayern Munich rrezikon të humbasë për një kohë të gjatë sulmuesin Harry Kane.
I dëmtuar në ndeshjen kundër Borussia Dortmund në Bundesliga, anglezi rrezikon të qëndrojë larg fushave për një kohë të gjatë.
Bayern ka publikuar një komunikatë në lidhje me gjendjen e tij fizike, në të cilën lexohet:
“Harry Kane ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshë gjatë ndeshjes së Bayern-it kundër Borussia Dortmund në Bundesliga.
“Ky është rezultati i një ekzaminimi të bërë nga stafi mjekësor i Bayern-it. Kjo do të thotë se Bayern nuk do ta ketë në dispozicion 31-vjeçarin Harry Kane”.