Derbi i kryeqytetit është padyshim një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit në futbollin shqiptar.
Dhe një vëmendje të veçantë ka si gjithmonë edhe për ata që gjykojnë sfida të tilla.
FSHF ka vendosur që të mos i besojë këtë sfidë një gjyqtari që mban stemën ndërkombëtare, por njërit që është kandidat për të qenë i tillë në të ardhmen.
Ai që do të drejtojë ndeshjen e sotme është kryesori Florjan Lata nga kolegjiumi i Durrësit, me asistentë Ilir Tartarajn dhe Xhuljo Manin. Gjyqtar i katërt është Erjon Bylykbashi. Në sallën e VAR është caktuar Kreshnik Bajramaj, me asistent Kreshnik Cjapin.