Napoli i Anotnio Kontes vazhdon të kryesojë i shkëputur Serinë A dhe nuk ka venë në diskutim vendin e parë as pas vizitës në fushën e Torinos.
Skuadra e napolitane ka fituar minimalsiht 1-0, falë golit të MekTominej në pjesën e parë të takimit, teksa më pas është mbrojtur me rregull duke marrë tre pikët që i duheshin për të mbetur i shkëputur nga të gjithë ndjekësit.
Një prej tyre, Lacio, është ndalur pas 5 fitoresh radhazi, duke u mundur me shifrat 3-1 në fushën e Parmës.
Vendasit kaluan në avantazh të dyfishtë me Man dhe Haxh Mohamed. Kastejanos i dha pak shpresë Lacios me golin e tij, por në fund ishte Del Prato i cili shënoi përsëri për vendasit dhe vulosi rezultatin 3-1..