Derbi mes Tiranës dhe Partizanit është padyshim ndeshja që ndez kryeqytetin, por edhe të gjithë kampionatin pasi rezultati i këtij dueli ndikon edhe objektivat e skuadrave të tjerë në garë.
Sigurisht, një sfidë e tillë ka në lojë pikët dhe prestigjin, ndaj të dy skuadrat do ta luajnë me objektivin për të fituar, duke mos kursyer asgjë në këtë ndeshje. Partizani vjen në këtë duel në një pozitë më të privilegjuar, si kryesues i pashqetësuar i renditjes. Ndërsa Tirana aktualisht e sheh veten të rrezikuar edhe nga përfshirja në luftën për mbijetesë nëse nuk siguron një rezultat pozitiv nga ndeshja e sotme.
Në radhët e Tiranës në rreshtimin zyrtar vihet re se Magani ka lënë në stol lojtarë me peshë për ekipin e tij, si Mici apo Prengaj.
Ndërsa Veselinoviç ka sakrifikuar Zekën, Buxhelajn e Bytyçin, duke rreshtuar Domgjonin, Hadrojn e Kekon nga minuta e parë.
FORMACIONET ZYRTARE
TIRANA: Selmani, Përgjoni, Kola, Dembele, Isuf, Soler, Jonuzi, Meta, Gjumsi, Haxhiu, Zharmuni
Trajner: Gugash Magani
PARTIZANI: Qirko, Sembene, Preka, Domgjoni, Hadroj, Kote, Ismaili, Rrapaj, Cara, Keko, Mba.
Trajner: Aleksandar Veselinoviç.