Nuri Sahin, trajneri i Borussia Dortmundit, komentoi për Sky, barazimin 1-1 në “Der Klassiker” kundër Bayern Munich.
“Qëllimi ynë është të fitojmë edhe ndeshje të tilla.
Por në minutat e fundit pata ndjenjën se duhej të mbronim një barazim 1-1. Unë jam një realist.
Në përgjithësi, pashë një ekip të mirë të Dortmundit dhe jam krenar për djemtë.
1-1 ishte rezultat i drejtë. Ne luajtëm me intensitet”, tha Sahin.