Klubi i Fiorentinës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me gjendjen e futbollistit Edoardo Bove.
Bove ra pa ndjenja në fushë gjatë ndeshjes Fiorentina-Inter në Serie A.
Fiorentina njofton zyrtarisht se Edoardo Bove është aktualisht nën sedacion farmakologjik dhe i shtruar në kujdes intensiv.
“Bove mbërriti në gjendje të qëndrueshme hemodinamike dhe testet e para kardiologjike dhe neurologjike kanë përjashtuar dëmtime akute të sistemit nervor qendror dhe sistemit kardiopulmonar. Edoardo Bove do të rivlerësohet brenda 24 orëve të ardhshme”, thuhet në njoftimin e “Violas”.