Kroos: Musiala te Bayern, më vendimtar se Kane

Futboll

Kroos: Musiala te Bayern, më vendimtar se Kane

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 18:05
Musiala e Kroos

Dhjetë gola dhe katër asistime në 18 ndeshje sezonale në të gjitha kompeticionet.

Në moshën 21-vjeçare, Jamal Musiala është një nga pikat e referencës për një klub të madh si Bayern dhe Toni Kroos gjithashtu i përulet talentit të bashkatdhetarit të tij të ri. Kampioni i botës 2014, në podcast së bashku me vëllain e tij Felix, foli për rolin e mesfushorit sulmues në klubin bavarez:

“Mendoj se është e pabesueshme se sa shumë varet Bayern prej tij për momentin. Sidomos në ndeshjet kundër kundërshtarëve të fortë”.

“Për sa kohë që ai është në formë, gjithçka është në rregull, mund të jesh i lumtur të varesh nga një lojtar.

Por është e habitshme se sa shumë varen nga aftësia e tij për të krijuar raste. Ishte e dukshme edhe kundër Borussia Dortmundit: ai u mbrojt shumë mirë dhe dha gjithçka. Është tepër e qartë se sa i varur është Bayerni nga Jamal, i cili i zgjidh gjërat me lojëra individuale”, thotë Kroos.

“Ai është më vendimtar se Kane. Nëse dikush si Jamal do të mungonte pas anglezit, atëherë mendoj se do të ishte shumë më e vështirë për të të shënonte. Bayerni varet nga të dy, por më shumë nga Jamal, sepse është ai që krijon shanse”.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat