Atalanta ka fituar përballë Milanit në supersfidën e javës së 15-të të Serie A.
Ndeshja e zhvilluar në “Gewiss Stadium”, përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të bergamaskëve.
Në fillim ishte Charles De Ketelaere një ish-kuqezi që kaloi Atalantën në avantazh. Ndërsa për golin e barazimit te “Djalli”, mendoi sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata. Por në minutën e 87-të të sfidës, Atalanta shënoi golin e fitores me Lookman.
Minuta në këtë ndeshje kishte edhe për Berat Gjimshitin që u rikthye si titullar. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare luajti deri në minutën e 76-të në këtë ndeshje të fituar nga të tijët.
Me këtë fitore Atalanta shkon në krye të tabelës së Serie A me 34 pikë, dy më shumë se Napoli, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak. Në krahun tjetër, Milan mbetet me 22 pikë në vendin e 7-të..