Álvaro Morata, sulmuesi spanjoll i Milanit, mori pjesë në programin e veçantë “24 orë me një futbollist profesionist”, publikuar nga Rodrigo Fáez në kanalin e tij në YouTube. Në këtë episod, Morata ndau detaje interesante nga jeta e tij në Itali dhe rrëfeu disa nga përvojat më unike që ka përjetuar.
Dhurata unike e ditëlindjes – “Kur mbusha 18 vjeç, kushëriri im më dhuroi një mbrëmje me Ronaldon Nazario, ‘Fenomenin’. Si dhurohet diçka e tillë? Kushëriri im e njihte atë, por për shkak të angazhimeve, ishte e vështirë të dilnim për darkë. Prandaj, më tha se pas darkës do të pinim diçka bashkë.
Përfunduam në shtëpinë e Ronaldos. Hyra në një dhomë ku kishte fanellën e finales së Kupës së Botës 2002, këpucë, ‘Topin e Artë’… Qëndrova aty një orë duke parë gjithçka. Ronaldo më tha: Merr çfarë të duash, sepse je një person shumë i mirë. Më dhuroi fanellën e Kupës së Botës 2002 dhe disa këpucë sporti”, – kujton Morata.
Momente të çuditshme në dhomat e zhveshjes – Morata ndau gjithashtu disa histori qesharake nga dhomat e zhveshjes: “Një nga gjërat më të çuditshme që kam parë? Një lojtar i kërkoi një tjetri t’i depilonte të pasmet! Ai që e ka bërë këtë do ta kuptojë dhe do të qeshë shumë kur ta dëgjojë”.
Ai shtoi se ëndërron të fitojë një Kupë Bote dhe përmendi Virgil van Dijk si mbrojtësin që i ka krijuar më shumë vështirësi. Gjithashtu, kujtoi një moment kur një shok skuadre ra në gjumë gjatë fjalimit të trajnerit.
Një kuriozitet personal – “Një kuriozitet që askush nuk e di për mua? Jam shumë i shqetësuar nga natyra, e marr shumë seriozisht jetën”, – pranoi sulmuesi madrilen.