Duket sikur ka kalu ar një jetë nga dita kur Hakan Çalhanoglu ishte lojtar i Leverkusenit.
Tani ka ndryshuar rol, është më i pjekur, më i vendosur dhe i shndërruar në një kampion. Mesfushori i Interit ka treguar emocionet e sfidës kundër ish-ekipit të tij, por gjithashtu edhe dëshirën për të shkuar deri në fundin e këtij Champions-i.
Pavarësisht se mesfushori turk nuk shprehet thotë se në mendje kanë gjëra të bukura. Ai doli ditën e djeshme në konferencën për shtyp bashkë me trajnerin Simone Inzagi. “Jam shumë i lumtur që do të luaj kundër ish-skuadrës time. Është bukur të jem në këtë stadium.
Po provoj shumë emocione”. Kështu, Hakan Çalhanoglu ka folur ditën e djeshme në vigjilje të ndeshjes kundër ishekipit të tij, Leverkusenit.
Më përpara në këtë stadium keni luajtur si fantazist, ndërsa tani si organizator… Po. Këtu në Gjermani luaja si trekuartist ose ndonjëherë si lojtar krahu. Tani ndihem mirë në rolin përpara mbrojtjes. Dua të falënderoj trajnerin Inzagi dhe stafin e tij që më kanë parë mirë aty. Po provoj nga ndeshja në ndeshje të përmirësohem.
Çfarë ndeshjeje prisni kundër Leverkusenit? Ata kanë pasur një ecuri të jashtëzakonshme dhe kanë luajtur shumë mirë me Alonson. I ka marrë në një moment të vështirë dhe bënë histori. Leverkuseni gjithmonë ka qenë i fortë, edhe kur unë isha këtu. Do të jetë një ndeshje e bukur.
Mendoni se mund të shkoni deri në fund të këtij Champions-i? Për momentin jemi shumë mirë. Jemi aty ku meritojmë të jemi. Kemi luajtur ndaj skuadrave të forta si Mançester Siti, Lajpcigu dhe Arsenali. Nuk do të jetë ndeshje e lehtë dhe e dimë mirë këtë. Por kemi objektiva të rëndësishëm në mendje për këtë kompeticion. Do të provojmë që të japim gjithçka në fushën e lojës.
Ku duhet të bëjë kujdes Interi në këtë ndeshje? E dimë që Leverkuseni është një skuadër e fortë. Kanë luajtur mirë me Alonson. Ka shumë lojtarë të rinj që e vënë rivalin në vështirësi. Duhet të qëndrojmë afër në momentin që ata nisen në kundërsulm.