Paul Pogba dëshiron të rikthehet tek kombëtarja e Francës dhe e di se një transferim i mundshëm në Olympique de Marseille do t’i hapte dyert për të.
Sipas një raportimi nga mediumi francez RMC Sport, Pogba është i interesuar për idenë e nënshkrimit me Marseille.
Ish-ylli i Francës është thënë se është gati që të bëjë një rikthim në Francë tash e disa javë me radhë.
Mesfushori u largua nga akademia e Le Havres në vitin 2009 për t’iu bashkuar Manchester United, por nuk ka bërë asnjë paraqitje në elitën e futbollit francez.
Tani pa një kontratë pas largimit nga Juventusi, ani pse është i gatshëm të rikthehet në fushë gjatë marsit pas përfundimit të suspendimit, Pogba po vlerëson opsionet e tij.
Ani pse duket një rrugë e gjatë që Pogba të rikthehet sërish në maje të futbollit botëror pasi i duhen minuta, Marseille mund t’i ofrojë atij këtë mundësi për ta dëshmuar sa i mirë mund të jetë.
Sidoqoftë, siç ka pasur disa zëra gjatë javëve të fundit, marrëveshja është paksa e komplikuar, por drejtori sportiv Medhi Benatia është i vendosur që të bëjë gjithçka që është e mundur për ta joshur Pogban t’i bashkohet klubit.
Në ndërkohë, Adrien Rabiot dhe pronari i klubit Frank McCourt tashmë janë të bindur se transferimi i Pogbas është një ide e mirë.