Jose Mourinho është lidhur me një rikthim sensacional në Premierligë, me një klub që thuhet se ka ofruar 5 milionë paund për ta marrë nga Fenerbahçe.
Pas shkarkimit të tij nga Roma, Mourinho mori drejtimin e Fenerbahçes në verë dhe gjiganti turk aktualisht është i dyti në Super Lig, gjashtë pikë pas liderit të ligës, Galatasaray.
Megjithatë, raporte të reja nga “As Marca” në Turqi thonë se Wolverhampton Wanderers kanë paraqitur një ofertë prej 5 milionë paundësh për ta rikthyer përsëri në Angli.
Skuadra nga Midlands është e 19-ta në Premier League pas 15 ndeshjesh dhe thuhet se ata duan të zëvendësojnë trajnerin, Gary O’Neil, me tre herë fituesin e Premierligës “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Mourinho ka shumë eksperiencë në elitën e futbollit anglez, pasi ka drejtuar Chelsean, Manchester Unitedin dhe Spurs, klubi i tij i fundit në Angli pas shkarkimit më 2021.
Ai nënshkroi një kontratë prej 10.5 milionë euro në vit për të marrë drejtimin e Fenerbahçes, me marrëveshjen që do të zgjasë deri në qershor të vitit 2026..