KF Bashkimi përfundon te Komisoni Disiplinor pran FFM-së!
Komisioni për gara pran Federata e Futbollit të Maqedonisë dërgoi skuadrën e Bashkimit te Komisioni Disiplinor pran FFM-së.
Skuadra nga Kumanova do të përballet me sanksione nga Komisioni Disiplinor për shkak organizimit të dobët të ndeshjes së javës së 15-të, Bashkimi – Bregallnica.
Në kohë të njëjtë Komisioni për gara vendosi që ndeshja në mes Kamenica Sasa – Skopje, të regjistrojë me fitore zyrtare 0-3 për skuadrën mysafire. Vendimi është marë në bazë të raporteve nga zyrtaret e ndeshjes, e cila u ndërpre për shkak sulmit verbal dhe fizik të përfaqësuesve të ekipit vednas. Me këtë rast është pezulluar edhe stadium i Kamenica Sasës.