Arteta vendos “veto”

Futboll

Arteta vendos “veto”

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 18:12
Foto ilustrim

Edhe pse është aktivizuar pak këtë sezon me fanellën e Arsenalit, vetëm në 12 ndeshje, mbrojtësi polak Jakub Kivior nuk do të largohet nga “Emirates” në merkaton e janarit.

Trajneri Mikel Arteta ka vënë veton për të mbajtur mbrojtësin polak të paktën deri në fund të sezonit. 24-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2028 me “Topçinjtë”.

Sipas “Daily Mirror” edhe pse Kivior ka kërkesa nga klube të ndryshme, kryesisht nga Italia, ku ka luajtur edhe më parë, ai nuk do të largohet. Klubi londinez ka vendosur të refuzojë të gjitha kërkesat për huazim të lojtarit.

Problemet e shumta me dëmtimet që Arsenali ka patur në mbrojtje këtë sezon, ka detyruar klubin londinez të marrë këtë vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat