Haaland i kërkon një klauzolë largimi klubit!
Zbulohet shifra, 4 klube janë gati të paguajnë direkt!
Erling Haaland është gati të firmosë një kontratë të re për Manchester City, por ka një kusht të panegociueshëm. Ai është këshilluar nga i ati që të kërkojë një klauzolë largimi.
Sulmuesi i ka kërkuar klubit t’i vendosë si klauzolë shifrën 100 mln euro. Kjo e lejon që të largohet në një klub tjetër, nëse gjërat përkeqësohen për skuadrën e Pep Guardiolës.
El Nacional raporton se katër klube të mëdha europiane do të ishin gati të paguanin 100 mln euro për të. Ata janë Barcelona, Real Madrid, PSG dhe Bayern.