FC Shkupi njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me dy futbollistët, Aleks Zlatkov dhe Michal Pinter.
"Mesfushori defanziv, Zlatkov skuadrës tonë iu bashkua verën e vitit 2022, kur erdhi nga rradhët e skuadrës sllovene të NK Triglav, derisa sllovaku
Pinter, me neve u bashkua një vit më vonë, duke arritur nga skuadra sllovake e FC Vion.
Zlatkov një periudhë 6 muajshe të këtij viti luajti në formë huazimi te Makedonija Gj.P, për tu rikthyer sërish në mesin tonë, mirëpo konkurrenca në skuadër bëri që i njëjti edicionin e ri të luaj vetëm një ndeshje, derisa gjithsej me petkun e FC Shkupit numëron gjithsej 18 ndeshje", njofton FC Shkupi.