FC Shkupi ndërpret bashkëpunimin me dy lojtarë

Futboll

FC Shkupi ndërpret bashkëpunimin me dy lojtarë

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 18:46
Aleks Zlatkov dhe Michal Pinter

FC Shkupi njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me dy futbollistët, Aleks Zlatkov dhe Michal Pinter.

"Mesfushori defanziv, Zlatkov skuadrës tonë iu bashkua verën e vitit 2022, kur erdhi nga rradhët e skuadrës sllovene të NK Triglav, derisa sllovaku

Pinter, me neve u bashkua një vit më vonë, duke arritur nga skuadra sllovake e FC Vion.

Zlatkov një periudhë 6 muajshe të këtij viti luajti në formë huazimi te Makedonija Gj.P, për tu rikthyer sërish në mesin tonë, mirëpo konkurrenca në skuadër bëri që i njëjti edicionin e ri të luaj vetëm një ndeshje, derisa gjithsej me petkun e FC Shkupit numëron gjithsej 18 ndeshje", njofton FC Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat