Bilalli: Ishte një gjysmësezon fantastike, shpresoj në pranverë edhe më të mirë!

Futboll

Bilalli: Ishte një gjysmësezon fantastike, shpresoj në pranverë edhe më të mirë!

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 18:49
Hasan Bilalli

Skuadra e Bashkimit të Kumanovës të shtunën, shënoi fitore të rëndësishme ndaj Bregallnicës së Shtipit me rezultat 2:1.

Me këto tre pikë, kumanovarët iu afruan vendit të dytë, (që mundëson kualifikim direkt në Ligën e parë), në vetëm një pikë e që mbahet nga shtipjanët. Bashkimi i ka 32 pikë, Bregallnica 33 pikë.

Ndihmëstrajneri i Bashkimit, Hasan Bilalli, ka deklaruar se ky është një sezon fantastik për klubin e zemrës së tij.

“Sezon fantastik i Klubit të Zemrës. Me nder dhe krenari duke luftuar kundër gjithve arritëm -1 pik konkurrentin ton direkt për  Ligë të parë.

Respekt dhe falënderim për Luanat Zi Gjelbër të cilët meritojnë shum më tepër se kaq sepse janë Kampiona të vërtetë dhe gjith mbështetësve bashkë me Ilirët,me shpresë dhe vullnet Sezonin tjetër të jemi edhe më mir. Kumanova e meriton".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat