Robert Prosineçki do të vazhdojë që të jetë selektor i Kombëtares së Malit të Zi.
Kështu ka vendosur Bordi Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Malit të Zi.
Prosineçki do të drejtojë Malin e Zi edhe në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Kryetari i federatës Dejan Saviçeviq dhe Bordi Ekzekutiv i qëndruan besnik Robert Prosineçkit.
Trajneri kroat është në krye të Malit të Zi që nga shkurti i këtij viti, të cilin e ka udhëhequr në dhjetë ndeshje dhe ka shënuar tri fitore dhe ka pësuar shtatë humbje.