Robert Prosineçki mbetet të Mali i Zi

Futboll

Robert Prosineçki mbetet të Mali i Zi

Nga: K.G. Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 19:18
Prosineçki e Saviçeviq

Robert Prosineçki do të vazhdojë që të jetë selektor i Kombëtares së Malit të Zi.

Kështu ka vendosur Bordi Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Malit të Zi.

Prosineçki do të drejtojë Malin e Zi edhe në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Kryetari i federatës Dejan Saviçeviq dhe Bordi Ekzekutiv i qëndruan besnik Robert Prosineçkit.

Trajneri kroat është në krye të Malit të Zi që nga shkurti i këtij viti, të cilin e ka udhëhequr në dhjetë ndeshje dhe ka shënuar tri fitore dhe ka pësuar shtatë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat