Klubi i futbollit Arsimi nga Çegrani, anëtar i Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut, sot ka mësuar rivalin në çerekfinale të Kupës.
Një rival i vështirë por jo edhe i pakalueshëm.
“Shorti i hedhur në ambientet e FFM-së deshti që në kuadër të 1/4 e finales të kemi si kundërshtar ekipin e Brerës nga Strumica.
Ndeshja luhet në Strumicë më 26 shkurt”, ka njoftuar KF Arsimi.