Ndoshta po kthehet ekipi I kaluar.
Leverkusen, kampion i Gjermanisë dhe fitues I Kupës, më në fund është në një seri pozitive pas një nisjeje të vështirë të sezonit.
Pesë fitore radhazi në të gjitha konkurrimet, në Bundesligë e Champions, do të vihen sonte në testim pasi në “Bay Arena” vjen Interi.
Zikaltërit janë në vend të dytë, e gjermanët në të gjashtin, e një fitore mund t’i barazonte me pikë.
Për fat, “aspirinat” kanë marrë lajme të mira në prag të ndeshjes.
Sulmuesi çek, Patrik Shih, e ka kaluar dëmtimin që pësoi në ndeshjen e Kupës ndaj Bajernit.
Në mungesë të të dëmtuarve Bonifejs dhe Adli, Shik është sulmuesi I vetëm që I mbetet trajnerit Shabi Alonso që ka një ftesë për lojtarët e tij.
“Nuk dua ta them me zë të lartë se jemi në një seri pozitive. Natyrisht, ne kemi ndryshuar, ne duam të fitojmë çdo ndeshje, edhe ndaj një skuadre të madhe si Interi, dhe jemi në gjendje për gjëra të mëdha. Ne duam që të kualifikohemi si një nga 8 më të mirat. Gjithsesi, Interi është njëra nga skuadrat më të mira të Europës. E admiroj shumë mënyrën sesi e kontrollon ndeshjen. Jam I lumtur për besimin që ekipi ka në vetvete, dhe gjërat e mëdha duhet të nisim t’i bëjmë që këtë herë”.
Italianët janë gjithashtu në moment të mirë, me 6 fitore e një barazim në 7 ndeshjet e fundit.
Zikaltërit nuk humbasin në 13 sfida që nga disfata në derbi në 22 shtator, duke pasur shumicën fitore.
Trajneri Simone Inzagi gjithashtu nuk është pa probleme.
Mbrojtësi holandez, Damfris është I sëmurë, ndërsa mbrojtësit Açerbi dhe Pavar janë të lënduar.
“Ajo që kemi bërë deri tani ka qenë një udhëtim mjaft I mirë. E dimë se me 18 pikë mund të jesh shumë pranë kualifikimit. Mbeten edhe tri ndeshje dhe duhet të kërkojmë të marrim maksimumin që këtë herë. Ne e dimë se do të luajmë ndaj njërës prej skuadrave më të mira të Europës që në 16 muaj ka humbur vetëm tri ndeshje. Vjet fitoi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe humbi finalen e Ligës së Europës. E dimë. Jemi përgatitur këto dy ditë e gjysmë duke e ditur se do të kemi përballë një skuadër vërtet shumë të fortë”.
Kristian Asllani pritet ta nisë nga stoli për kampionët e Italisë, ndërsa shpresohet që të ketë minuta gjatë lojës, në varësi sesi do të shkojë ndeshja..