Ka qenë vërtet një rrufe në qiell të pastër.
Sulmuesi nga Kosova, Mirlind Dakun po luan sezonin e dytë të tij në Rusi, dhe në përfundim të fazës së parë, bilancet janë vërtet të shkëlqyera.
Sulmuesi I kombëtares shqiptare mbylli vitin 2024 me 13 gola të shënuar në Premier Ligën ruse, duke qenë ndër më të mirët në këtë klasifikim, dhe fare pranë të parëve.
Shqiptari nga Kosova është vetëm dy gola prapa Jon Kordobës të Krasnodarit dhe Manfred Ugalde të Spartakut që janë më të dalluarit me nga 15 rrjeta.
Po ashtu, sulmuesi Konstandin Tjukavin i Dinamos është vetëm një gol mbi Dakun.
Fituesi I Këpucës së Artë të sezonit të kaluar, Kasiera I Zenitit është baraz me të në 2024, ndërsa Spercian e Glushenkov kanë mbetur prapa.
Sulmuesi I kombëtares pati 4 gola në gjysmën e dytë të edicionit të kaluar, ndërsa ka arritur në 9 këtë sezon.
Ai e ka rritur mesataren nga 0.36 në 0.53 gola për ndeshje, diçka aspak e vogël, ndërsa në gjysmë të vitit ka 4 asistë, aq sa kishte gjithë Premier Ligën e kaluar.
Padyshim që Daku synon të fitojë Këpucën e Artë, ndonëse shënuesi më I mirë këtë herë, Manfred Ugalde I Spartakut, ka 15 rrjeta, pra 6 më shumë sesa ai, ndërsa Aleksej Batrakov I Lokomotivës është shumë pranë, me 10.
Ndërkaq, mediat ruse e cilësojnë qendrimin e tij si një nga faktorët kryesorë që Rubini e mbylli gjysmën e sezonit në vendin e 8-të në Premier Ligë.
Po ashtu, 26-vjeçari është vetëm 4 gola larg hyrjes në 10 shënuesit më të mirë në historinë e skuadrës, pra të klubit.
Ndërkaq, Daku shkëlqen në një tjetër statistikë, dhe vlerësohet shumë për këtë.
Ai është një nga 3 sulmuesit më luftarakë të Premier Ligës, pra I treti për numrin e dueleve të fituar.
Siç shkruajnë mediat ruse, edhe pse nuk shënon në çdo ndeshje, shqiptari kryen një punë të jashtëzakonshme, duke fituar duele, duke zotëruar topa të lartë, duke qenë pikë referimi apo duke e bërë repartin I vetëm, e duke mos iu shmangur përplasjeve të egra në fushë.
Për këtë, Mirlind Daku gëzon vlerësimin e lartë të tifozëve, shokëve dhe trajnerit Rahimov.