Armando Dobra mbetet një nga emrat kryesorë të skuadrës së Çesterfilld, ku aktivizohet në futbollin britanik. Ish-sulmuesi i Shpresave, në këtë edicion po mundohet që të shtyjë klubin e tij drejt ngjitjes në kategorinë e tretë, duke qenë shpesh vendimtar me golat që shënon.
Ndërsa sot, ai i ka shtuar repertorit edhe një tjetër gol në Kupën EFL, kompeticionin që përfshin skuadrat e kategorisë së tretë e të katërt në Angli, si dhe ekipet U21 të klubeve të Premier Ligës.
Në ndeshjen e sotme të Çesterfilld ndaj Uigan, Dobra ka lënë shenjën e tij duke shënuar gol që në startin e duelit.
Sapo filloi minuta e tretë e ndeshjes, ai finalizoi me qetësi një aksion të skuadrës së tij, duke i dhënë avantazhin në këtë ndeshje.