Guardiola premton besnikëri

Futboll

Guardiola premton besnikëri

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 20:28
Pep Guardiola

Pep Guardiola rinovoi kontratën me Manchester Cityn tre javë më parë, në mes të periudhës më të vështirë të karrierës së tij si trajner. Trajneri kishte koleksionuar shtatë ndeshje pa fitore, me gjashtë humbje dhe një barazim në të gjitha kompeticionet, një seri që përfundoi javën e kaluar me një fitore 3-0 ndaj Nottingham Forest.

Tani City po përgatitet të përballet me Juventusin në Ligën e Kampionëve dhe shpreson të rikthehet në krye në kompeticionin kryesor të Evropës pas humbjes në Lisbonë dhe barazimit të bujshëm kundër Feyenoord.

Ndërkohë, Guardiola premton dashuri për “qytetarët”, duke siguruar se nuk dëshiron të drejtojë asnjë klub tjetër kur t'i mbarojë kontrata në Angli: "Nuk do të drejtoj një ekip tjetër. Nuk po flas për të ardhmen afatgjatë, por ajo që nuk do të bëj është të largohem nga Manchester City dhe të shkoj në një vend tjetër dhe të bëj të njëjtën gjë që bëj tani.

Nuk do të kisha energji. Ideja për të filluar diku tjetër, i gjithë procesi i stërvitjes e kështu me radhë... Jo, jo! Ndoshta një kombëtare, por është ndryshe. Ose do ta lë futbollin për të luajtur golf”, tha ai në një intervistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat