Dinamo e Zagrebit para shikuesve të vet ka luajtur baras (0:0) me Celtic-un nga Skocia.
Një pikë e madhe për mysafirët.
Ndeshje e mirë deri në fund por sulmuesit nuk shënuan.
Futbollisti Arbër Hoxha është paraqitur nga minuta e 82-të për Dinamon.
Pas xhiros së gjashtë në Champions League, Dinamo zë vendin e 21-të me 8 pikë e Celtic në të 17-tin me 9 sosh.