Pesë gola në Bergamo
Futbollisti Granit Xhaka është paraqitur nga minuta e parë për Bayer Leverkusenin dhe Kristjan Asllani nga ajo e 66-ta për Interin.
Bayer Leverkuseni shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj Interit, në kuadër të xhiros së gjashtë të Champions League.
Rezultatet
Atalanta – Real 2:3 (1:1)
Bayer – Interi 1:0 (0:0)
Brest – PSV 1:0 (1:0)
Club Brugge – Sporting 2:1 (1:1)
Leipzig - Aston Villa 2:3 (1:1)
Salzburg – PSG 0:3 (0:1)
Shakhtar - Bayer Munih 1:5 (1:2)
Futbollisti Nordi Mukiele shënoi në minutën e 90-të.
Xhaka ka treguar angazhim të madh por të pafat që të fitojnë sfidën ku në minutën e 3-të traversa ai mohoi golin futbollistit Tella.
Bayern Munihu ka shënuar fitore me rezultat 5:1 ndaj Shakhtarit.
Bavarezët importuan tre pikë duke iu falënderuar golave të Laimer (11’), Muller (45’), Olise (70’ – nga penalltia e 90+3), Musiala (87’).
Për skuadrën ukrainase shënoi Kevin (5’).
Reali Madridi nuk gaboi, ngadhënjeu në Bergamo me 3:2 ndaj Atalantës.
Për Realin shënuan Kylian Mbappe (10’), Vinicius Junior (56’) e Jude Bellingham (59’) dhe për vendasit Charles De Ketelaere (45+2' - nga penalltia) e Lookman (65’).
PSG triumfoi si udhëtues, me rezultat 3:0 ndaj Salzburgut.
Golat i realizuan Ramos (30’),Mendes (72’) e Doue (85’)..