Mohamed Salah në vitet e fundit ka qenë protagonisti absolut i Liverpulit me lojën dhe me golat e tij.
Edhe sot, një gol i tij i dha suksesin të kuqve përballë Zhironës në Ligën e Kampioneve.
Ky ishte goli i 50 i Salah në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë, por duke llogaritur edhe golat që ka shënuar në kompeticionet e tjera të UEFA-s, ky ishte goli i 60 në arenën ndërkombëtare në kontinent.
Kështu, ai u bë futbollisti i parë afrikan i cili arrin shifrën 60 në të gjitha kompeticionet e organizuara nga UEFA dhe vetëm futbollisti i tretë jo-europian që e arrin këtë numër. Para tij, vetëm Lionel Mesi me 132 gola dhe Serxhio Aguero me 63, e kishin arritur këtë shifër.