Futbollisti Maliq Beluli ndahet me ekipin e Besës së Dobërdollit. Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti.
Besa garon në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
“Faleminderit Dobërdollas,Faleminderit familja Tairi, Faleminderit KF Besa Dobërdoll.
Çdo fillim e ka një mbarim.
Sot dua të njoftoj të gjithë sportdashësit se pas 3.5 vite mbyll bashkpunimin me klubin KF Besa.
Largohem me zemrën plot me kokën lart dhe me mision te kryer sepse KF Besën e dërguam të gjithë bashkarisht aty ku e meritonte të jetë,inkuadrimi në lig të parë.
Jam munduar të jap më të mirën për klubin në cdo aspekt por vjen një moment ku mendoja se koha ime aty kishte mbaruar.
Dua të falemenderoj të gjithë stafet teknike që kam punuar po ashtu nje falemenderim shum i vecantë shkon për gjithë bashklojtarët e mi me të cilët ishim si një familje.
KF Besës i dëshiroj më të mirën…dhe suksese në ligë të parë”, ka njoftuar Beluli..