Inzaghi pas humbjes

Futboll

Inzaghi pas humbjes

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 23:39
Simone Inzaghi

Simone Inzaghi ka shprehur keqardhjen e tij për humbjen në Ligën e Kampioneve përballë Bajer Leverkusenit, por ka theksuar gjatë fjalëve për “Sky Sport” se kishte bindjen që ekipi do të mbetej në tetëshen e parë të renditjes.

“Nuk ishte një nga ndeshjet tona më të mira, por ishim përballë një kundërshtari me vlerë që iu qas më mirë ndeshjes. Pas traversës e kontrolluam ndeshjen, ndoshta pak më shumë se duhej, mund të kishim guxuar më shumë, por na mungoi cilësia në 25 metrat e fundit.

Pastaj është e trishtueshme ta humbasësh kështu sepse na heq rekordin e pathyeshmërisë, por nuk ndikon në ecurinë tonë, me shumë mundësi do të jemi ende në tetëshen e parë. Do të vendoset në janar, por ne do ta kemi në dorë fatin tonë.

Goli? Kishte edhe një devijim, Darmian e ka parë në momentin e fundit por në atë moment duhet të kemi më shumë vëmendje, në pjesën e dytë kishim bërë më keq se te e para, por nuk kishte asnjë shenjë. Gjithsesi, kjo është Liga e Kampioneve dhe ne ecim përpara me kokën lart. Me një rezultat pozitiv mbanim pas vetes këtë ekip i cili edhe sonte tregoi se meriton të jetë në krye. Por do ta mendojmë nga janari.

Do ta analizojmë me qetësi, nuk bëmë një ndeshje të madhe, por ka shumë respekt për kundërshtarin që ishte shumë cilësor.

Bëmë shumë pak. Ne rrezikuam vetëm me traversën, por duhet të kishim bërë më shumë. Kur filluam manovrën, kishim ndjesinë se po vuanin, duhej të sillnim më shumë cilësi”, tha Inzagi pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat