Ylli i Bayernit shënon një gol si në video lojëra, as bashkëlojtarët e tij nuk e besojnë

Futboll

Ylli i Bayernit shënon një gol si në video lojëra, as bashkëlojtarët e tij nuk e besojnë

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 08:56
Goli i Olise në minutën e 90-të i gëzoi futbolldashësit, pasi dukej si një gol i shënuar në video lojëra.

Në Gelsenkirchen, Bayer Munichu mposhti bindshëm Shakhtar Donetskin me rezultat 5-1 në xhiron e gjashtë të Ligës së Kampionëve dhe goli i shënuar nga Michael Olise është padyshim një nga më të bukurit e deritanishëm të garës.

Shakhtar kaloi në avantazh në minutën e pestë me golin e Kevinit, por më pas pësoi një debakël. Konrad Laimer, Thomas Muller, Michael Olise dhe Jamal Musiala nga dy herë shënuan për bavarezët.

Mirëpo, goli i Olise në minutën e 90-të i gëzoi futbolldashësit, pasi dukej si një gol i shënuar në video lojëra.

Lojtari i Bayernit e mori topin rreth tridhjetë metra larg portës dhe në një sllallom të pandalshëm kaloi disa lojtarë, mes tyre edhe portierin Riznyk.

Ishte një gol për t’u mbajtur mend dhe i riu francez, i cili mbërriti në Bayern këtë verë nga Crystal Palace, u shpall lojtari i ndeshjes, pasi shënoi dy gola dhe një asistim.

Ndryshe, Bavarezët i kanë paguar 51 milionë euro te Crystal Palace për Olise dhe me një pagë vjetore prej 13 milionë eurosh ka nisur të justifikojë statusin e një përforcimi madhor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat