Real Madridi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, pasi ka fituar në udhëtim te Atalanta 3-2.
Carlo Ancelotti ka folur pas ndeshjes duke thënë se kanë vuajtur, por kanë bërë një ndeshje shumë të mirë.
“Të fitosh këtu në Bergamo nuk është e lehtë, ne duhej të vuanim. Ne luajtëm shumë mirë kur filloi pjesa e dytë dhe shënuam dy gola”, tha Carlo Ancelotti për mediat.
“Atalanta po bënin presion, por ne e nisëm mirë pjesën e dytë. Jemi shumë të lumtur. Kemi luajtur futbollin tonë më të mirë”, u shpreh tekniku italian.
Tutje Ancelotti foli edhe për largimin nga loja të Kylian Mbapps, duke thënë se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim serioz.
“Dëmtimi i Kylian Mbappe nuk duket serioz. Është një mbingarkesë,” tha Carlo Ancelotti për mediat.
Ndeshjen e radhës Los Blancos në Ligën e Kampionëve e zhvillojnë para adhuruesve të tyre ku presin skuadrën austriake Red Bull Salzburg.