Barcelona raportohet se është e interesuar të forcojë mesfushën e saj përpara afatit kalimtar të verës, me Enzo Fernandez që shfaqet si objektivi kryesor.
Klubi katalanas thuhet se është duke eksploruar një lëvizje të mundshme për mesfushorin argjentinas, i cili mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje që përfshin Frenkie de Jong dhe Ferran Torres për të balancuar koston e transferimit.
Fernandez ka treguar formë të mrekullueshme këtë edicion, teksa iu bashkua Chelseat dy vite më parë për 120 milionë euro nga Benfica.
Barcelona thuhet se po kërkon të ofrojë De Jong dhe Torres në një marrëveshje shkëmbimi lojtarësh për ta bërë transferimin financiarisht të realizueshëm.
Pavarësisht aftësive të tij teknike, De Jong ka luftuar për t’u përshtatur në sistemin e Hansi Flick, ndërsa Torres nuk ka qenë një titullar i rregullt që nga kalimi i tij në klub.
Megjithatë, Chelsea thuhet se e sheh Enzon si një futbollist shumë të rëndësishëm dhe refuzon ta shesë yllin argjentinas.