Bylisi nuk ka shumë kohë në dispozicion për të festuar fitoren me Partizanin.
Ballshiotët do të përballen me një tjetër kundërshtar të vështirëë. MAdje do të luajnë një duel direkt për mbijetesën, teksa udhëtojnë në Korçë për të dueluar me Skënderbeun.
Një takim ku 3 pikët janë shumë të rëndësishëm përballë një rivali direkt dhe Nevil Dede e di shumë mirë diçka të tillë. për fatin e tij të mirë, në këtë transfertë do të shkojë i plotë, pasi do të ketë rikthime të rëndësishme.
Kështu Marin Abazaj dhe Henri Sulovari do të jenë nën urdhrat e Dedes dhe do të mund të japin kontributin e tyre ndaj korçarëve.
Sfida mes Skënderbeut dhe Bylisit do të luhet ditën e dielë në orën 16:30 dhe është i vlefshëm për javën e 18-të të Superiores.