Bayern Munih mesazh publik sulmuesit shqiptar nga Kosova

Futboll

Bayern Munih mesazh publik sulmuesit shqiptar nga Kosova

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 12:38
Arijon Ibrahimoviç

Dita e sotme është shumë e veçantë për një nga futbollistët me origjinë shqiptare. Arijon Ibrahimoviç feston 19-vjetorin e tij të lindjes.

E në këtë ditë të veçantë nuk mungojnë urimet.

Një prej tyre vjen nga skuadra e Bayern Munich. Klubi gjerman uron 19-vjeçarin nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të tyre.

“Gëzuar ditëlindjen Arijon Ibrahimoviç”, shkruhet në postim.

Kujtojmë se Ibrahimovic mund t’i bashkohet Kombëtares shqiptare në të ardhmen, ndërsa shihet me mjaft interes nga Sylvinho dhe FSHF-ja.  

Sulmuesi është bërë pjesë e bavarezve në janar të vitit 2023 dhe ka kontratë të vlefshme me gjermanët deri në qershor të vitit 2027.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat