Bayer Leverkuseni e mposhti mbrëmë Interin me rezultat minimal, 1:0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Ekipi gjerman festoi në fund ndaj atij zikaltër falë golit të shënuar nga Nordi Mukiele.
E pas lojës në mikrofonin e UEFA-s ka folur mesfushori kosovar, Granit Xhaka, i cili e bëri një paraqitje fantastike mbrëmë.
Sipas përfaqësuesit zviceran, ekipi i Xabi Alonsos e meritoi fitoren pasi e dominoi lojën.
“E patëm kontrollin e lojës, por Interi bënte kundërsulme të mira.
E dinim dhe për këtë ishim nën kujdes dhe nën vëzhgim deri në fund.
E bëmë një lojë të shkëlqyeshme dhe e merituam fitoren, ata kishin pak raste shënimi.
Vendi i tetë, ose diçka më shumë, tash është një objektiv real për ne”, u shpreh futbollisti Xhaka.
Leverkuseni gjendet në vendin e dytë në ligë me 13 pikë, prej tyre 4 fitore, 1 barazim e 1 humbje.