KF Bashkimi i Kumanovës, anëtër i ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut në ftuboll, ankohen në Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut.
"Ankesa për padrejtësinë ndaj KFBashkimi1947!
E nderuara Federatë e Futbollit të Maqedonisë,
Dëshirojmë të shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me trajtimin e pabarabartë që klubi ynë, KF Bashkimi1947, ka marrë në raport me incidentet e fundit në ndeshje.
Në rastin konkret, kur një tifoz i KF Skopje hyri në fushë, nuk u morën masa ndaj klubit të tyre. Në anën tjetër, KF Bashkimi1947 u dërgua menjëherë në Komisionin Disiplinor për incidente të ngjashme. Ky është një shembull i qartë i pabarazisë në trajtim dhe sjelljes selektive nga ana juaj.
Kjo padrejtësi është e papranueshme dhe ndikon drejtpërdrejt në harmoninë dhe drejtësinë . Në vend që të parandaloni dhe menaxhoni situatat, duket se po i nxisni ato me veprime të njëanshme, që vetëm sa shtojnë tensionet mes klubeve dhe tifozëve.
Kërkojmë sqarim të menjëhershëm për arsyet e këtij trajtimi të pabarabartë dhe një qasje të drejtë në raport me të gjitha klubet. Federata duhet të jetë garantuese e drejtësisë dhe barazisë, e jo burim i konflikteve dhe pakënaqësive", reagon KF Bashkimi.