Presidenti i Napoli, Aurelio de Laurentiis, po sheh se skuadra e tij ka shansin të duelojë për titullin kampion këtë sezon.
Ndaj, është gati të fusë dorën në portofol për t’i garantuar trajnerit Antonio Conte një ekip kampion. Në janar, Napoli mund të bëjë një merkato të mirë, duke afruar tre-katër lojtarë që ta ndihmojnë për të fituar titullin.
Bëhet fjalë për një qendërmbrojtës, një anësor dhe një mesfushor, të cilëve do të dëshironte t’u shtonte një sulmues me peshë. Dhe ai mund të jetë sulmuesi Joshua Zirkzee, i cili me kënaqësi do të kthehej në Itali pas disa muajsh të vështirë te Manchester United. Ardhja e holandezit do ta forconte ndjeshëm sulmin disi anemik të Conte.
Për ish-lojtarin e Bolonjës, i kërkuar konkretisht nga Conte, drejtori sportiv Manna tashmë ka nisur punën dhe është gati të ulet rreth një tavoline me United për të vlerësuar çështjen. Zirkzee do të ishte një lojtar që do të ndihmonte si Lukaku, shpesh në vështirësi, ashtu dhe trajnerin Conte.