Rashica mungon

Futboll

Rashica mungon

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 13:14
Milot Rashica

Besiktasi nuk do të mundë të llogarisë në shërbimet e Milot Rashicës për ndeshjen e nesërme në Ligën e Evropës.

Ylli ynë s’do të jetë pjesë e ekipit turk në angazhimin që do ta ketë në Norvegji ndaj ekipit vendës, Bodo/Glumt, në javën e gjashtë të UEFA Europa League.

Gjiganti turk njoftoi se përfaqësuesi kosovar nuk u përfshi në listën e trajnerit Serdar Topraktepe, nga i cili kërkoi leje “për arsye familjare”.

28 vjeçari është pjesë e rregullt dhe e rëndësishme e Bardhezinjve.

Ish-futbollisti i Vushtrrisë, Vitesses, Werder Bremenit, Norwich Cityt e Galatasarayt i ka zhvilluar 18 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion me ekipin nga Stambolli, me ç’rast e ka shënuar një gol dhe i ka bërë pesë asistime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat