Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick e ka marrë dënimin e parë në karrierën e tij.
Ai gjatë 111 ndeshjeve të menaxhuara, mes Bayern Munichut e Kombëtares së Gjermanisë, nuk ishte përjashtuar kurrë nga loja.
Mirëpo, gjermani u përjashtua nga loja në barazimin 2:2 të së shtunës mbrëma ndaj Real Betisit,.
Flick u akuzua për protestat ndaj gjyqtarit, ndonëse vetë u deklarua i pafajshëm.
Ai u përjashtua pasi u largua nga zona e trajnerëve duke bërë gjeste të fyerjeve në protesta ndaj vendimit të gjyqtarit për t’i dhënë penallti Betisit.
Gjermani tha se e kishte me lojtarët e tij, e jo me referin.
“Nuk i kam thënë asgjë askujt”, deklaroi trajneri i ekipit katalunas.
Barcelona tashmë ka paralajmëruar se do të ankohet rreh këtij vendimi.
Nëse mbetet në fuqi ky vendim, ai nuk do të mundë ta drejtojë ekipin në “Montjuic” deri më 18 ose 19 nëntor, kur Barça do të përballet me Getafen.