Yassine Chueko është “hija” e Messit. Kudo që është kampioni argjentinas i Inter Miami, mund të jeni të sigurt se është edhe truproja e tij e sigurisë, i gatshëm të ndërhyjë menjëherë për ta mbrojtur atë nga çdo kërcënim të mundshëm.
Për ta bërë këtë, ish-ushtari duhet të jetë gjithmonë në formë, ndaj iu nënshtrohet stërvitjeve shumë të vështira dhe specifike. Rutina e tij stërvitore shpesh bëhet “virale” në rrjetet sociale, kështu ka ndodhur edhe me seancën e fundit të punës, të publikuar në profilin e tij social.
Këtë herë, Yassine ka përballuar një gomë makine. Një bashkëpunëtor ka hedhur disa herë një gomë jo të lehtë mbi barkun e tij. Truproja e Messit, në pozita horizontale mbi një shufër hekuri, duke përdorur vetëm muskujt e barkut, ka duruar një seri goditjesh. Një mënyrë për të stërvitur muskujt e gjithë trupit, duke demonstruar aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të duruar në situata me stres të madh fizik dhe mendor.
Trajneri i tij nuk e ka kursyer, por ka përdorur gjithë forcën për ta testuar Chueko, i cili ka mbajtur qëndrim të palëkundur. Pas kësaj stërvitjeje, ka ardhur radha e një një kundër një, duke përdorur artet marciale dhe kapjet. Videoja përfundon me trajnerin që godet krahun e Yassine Chueko për të treguar fundin e stërvitjes.
Kjo lloj stërvitjeje ka për qëllim jo vetëm rritjen dhe përmirësimin e forcës së ish-ushtarit, por edhe rritjen e kufirit të tij të durimit ndaj dhimbjes. Në fund të fundit, këto janë aftësi thelbësore për punën e tij, e cila parashikon mundësinë që të jetë gati në situata rreziku për të mbrojtur të besuarin e tij.
Deri tani, problemet e vetme janë krijuar nga invaduesit e fushës, të cilët janë të lehtë për t’u larguar. Megjithatë, duhet të mendoni gjithmonë për më të keqen, sidomos për shkak të numrit të madh të adhuruesve të fenomenit argjentinas, yllit të MLS, Lionel Messi.
Dhe kush më mirë se ish-ushtari, që ka shërbyer në ushtrinë amerikane në Irak dhe Afganistan, mund ta mbrojë tetë herë fituesin e “Topit të Artë”. E tregon qartë edhe kjo stërvitje ekstreme e kampionit të arteve marciale të përziera.