Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, shpreson se nuk do të ketë nevojë për asnjë nga titullarët për ndeshjen që londinezët do të zhvillojnë të enjten në Conference League ndaj Astana.
Klubi ka marrë një sërë masash speciale për udhëtimin në Kazakistan: Një fluturim tetë orë përpara një ndeshje që do të luhet në temperaturat të ulta, që pritet të arrijnë në -11 gradë. Për pasojë, Maresca do të përdorë të gjithë lojtarët që ka në dispozicion, për të minimizuar lodhjen në prag të ndeshgje skundër Brentford në Premier League.
Të rinjtë si Ato Ampah, Harrison McMahon, Kaiden Wilson, Richard Olise, Josh Acheampong dhe Harrison Murray-Campbell janë shtuar në skuadër për këtë sfidë në Europë. Trajneri Enzo Maresca deklaroi se ka planifikuar të përfshijë të paktën disa prej tyre që nga fillimi.
Chelsea është në krye të renditjes së Conference League me katër fitore në katër ndeshje dhe e dyta në Premier League, katër pikë prapa Liverpool. I pyetur nëse donte të përdorte dy skuadra të ndryshme për dy ndeshjet e ardhshme, Maresca tha: “Nuk e dini kurrë se çfarë mund të ndodhë. Ata që nuk do të përfshihen nesër do të stërviten dhe duhet të stërviten mirë”.
“Asnjëherë nuk dihet nëse mund të kem nevojë për ndonjë nga titullarët. Do të doja të mos i aktivizoja. Ne rikthehemi në Londër mëngjesin e së premtes dhe nuk është normale që pas 48 orësh ata të luajnë sërish në Premier. Janë disa të rinj në skuadër që do të luajnë që nga fillimi”, tha Maresca..