Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, është në formën më të mirë dhe këtë e ka dëshmuar edhe mbrëmë në përballje me Interin.
Skuadra e Bayer Leverkusenit e ka mposhtur me rezultat 1:0 kampionin e Italisë, Interin.
Një fitore në frymën e fundit në kuadër të Champions League.
Xhaka përveç që u vlerësua me notë të madhe 8.1 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”, ka edhe një të veçantë.
Granit Xhaka kishte 113 prekje, ndërsa nga 104 pasime sa tentoi ai kompletoi 98, me një përqindje prej 94 përqind - rekord.
Ai kishte katër topa të gjatë të saktë, ndërsa fitoi katër nga katër duele.
Mesfushori shqiptar kishte edhe dy pasime kyçe dhe një ndërhyrje të saktë.