Me krenarinë e madhe që mposhti një skuadër që ende nuk kishte pësuar gol në 5 ndeshjet e para të Championst, trajneri i Leverkusenit thotë se e meritoi fitoren.
Me të drejtë. Ksavi Alonso ka folur për mënyrën se si ekipi i tij shkoi tek ky triumf.“Mendoj që kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, të zgjuar dhe të kompletuar. Kundër një ekipi si Interi është e nevojshme të kontrollosh emocionet sepse janë skuadër e rrezikshme dhe që ndërtojnë lojë me pasime.
Por ne ishim të zotët që t’ia dilnim dhe krijuam shumë raste për të shënuar gol. Pësuam vetëm një gol. Goli?
Doja të futesha vetë në fushë në momentin e fundit. E shihja që po afronte momenti vendimtar. Është e vështirë ndaj Interit të kesh raste të shumta. Ne kishim respekt për Interin, por donim patjetër të fitonim.
Kishim më shumë besim se ata dhe e merituam fitoren për ndeshjen që bëmë. Në shtëpinë tonë edhe të shtyrë nga tifozët kemi gjithmonë detyrimin që të vazhdojmë dhe të sulmojmë. Nuk kënaqemi me barazim”, tha Alonso.