Manchester United pranë nënshkrimit me adoleshentin paraguajan

Futboll

Manchester United pranë nënshkrimit me adoleshentin paraguajan

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Manchester United ka hyrë në bisedime të shpeshta me skuadrën paruguaiane Cerro Porteno për nënshkrimin e mbrojtësit të majtë, 17-vjeçarin Diego Leon.

Lajmi është konfirmuar sot nga eksperti i merkatos Fabrizio Romano. Sipas tij, Diego Leon mund të vijë në “Old Trafford” për 3 milionë stërlina. Ai konsiderohet si një superyll për të ardhmen.

1.81 metra i gjatë, ai ka debutuar këtë sezon në Ligën e parë në Paraguaj, duke realizuar deri më tani 2 gola në 19 ndeshje zyrtare. Kjo ka bërë që mjaft skuadra “big” europiane të interesohen për të.

Gjithsesi, “Djajtë e Kuq” duken më të interesuar dhe janë gati të mbyllin një kontratë paraprake me të, duke pritur deri në prill, kur Diego Leon të mbushë 18 vjeç.

Ky afrim konfirmon interesin që Manchester United ka për të importuar në klub mjaft talente të rinj, ende adoleshentë, nga jashtë vendit. Pak kohë më parë, “djajtë e kuq” nënshkruan me Sekou Kone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat