Kylian Mbappe ka qenë protagonist në fitoren e Real Madridit ndaj Atalantës. Sulmuesi francez shënoi golin që zhbllokoi ndeshjen dhe e rriti numrin e golave të tij në kompeticionin më të lartë europian për klubet.
Që nga debuti i tij në sezonin 2016-2017 në Champions League, francezi ka kontribuar në 74 gola (në këtë kompeticion).
Më saktësisht ka shënuar 50 gola dhe ka dhënë 24 asistime, shifra që janë më të ulëta vetëm se ato të Robert Lewandowski (69 gola dhe 11 asistime).
Për më tepër, Mbappe shënoi golin e tij të 50-të në Ligën e Kampionëve dhe e arriti këtë në moshën 25 vjeç e 356 ditë, në vetëm 79 ndeshje. Kjo e bën lojtarin e dytë më të ri që e arrin këtë, pas Lionel Messit.
Mbappé kërkoi të zëvendësohej në minutën e 35-të për shkak të një shqetësimi në pjesën e pasme të kofshës së majtë. Ancelotti ka frikë se mund ta humbasë yllin e tij për ndeshjen e ardhshme.
Lëndimi i Mbappé ngre edhe një herë çështjen e dëmtimeve te “Los Blancos”.
Ai është lojtari i 27-të që kalon në “infermieri” gjatë muajve të fundit. Duhet kujtuar se aktualisht janë jashtë loje Mendy, Camavinga, Carvajal, Militao dhe Alaba.