Dikur ishte ëndërr që një lojtar i Shqipërisë të merrte pjesë në Champions League, duke u shndërruar në krenari të madhe për shqiptarët.
Por tani jo vetëm që janë të shumtë, por gjendemi edhe mes më të mirëve.
Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ndodhet në vendin e gjashtë si lojtari më i vlerësuar dhe me notat më të larta në këtë sezon në Champions League sipas Sofa Score.
Nota mesatare e Gjimshitit është 7.28 duke u renditur mes mbrojtësave më të mirë në botë. /Sport Ekspres/
1 Achraf Hakimi – 7.80
2 Rico Lewis – 7.52
3 Joshua Kimmich – 7.48
4 Wilfried Singo – 7.43
5 Vanderson – 7.36
6 Berat Gjimshiti – 7.28
7 Konrad Laimer – 7.20
8 Edmond Tapsoba – 7.20
9 Jules Koundé – 7.16
10. Maxim De Cuyper – 7.13